Inspektori i policisë në Dibër akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Dibër ka vënë në pranga një efektiv policie, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë më një të re. Hetimet nisën pas kallëzimit të qytetares me inicialet L. H., e cila ka deklaruar se punonjësi i policisë e ka detyruar nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit.
Në pranga ka rënë punonjësi i policisë me inicialet J. U., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ushtronte detyrën “Ndihmës/Specialist i Patrullës së Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Dibër, ndërsa aktualisht shërben si Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.
Punonjësi i policisë ishte larguar drejt Kosovës, por sot është bërë e mundur ndalimi i tij në momentin e rikthimit në territorin shqiptar. Oficeri i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
KOHA JONË SONDAZH

