Ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar
Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 14:34
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Mësohet se të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.
Gjyqtarja paraprake Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit.
Ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Nxjerrja e sekretit shtetëror”.
KOHA JONË SONDAZH

