Ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja do të gjykohet me gjykim të shkurtuar

GJKKO, referuar akteve, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për çështjen gjyqësore në ngarkim të pandehurve Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Dosja e SPAK:

SPAK përfundon hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Jurgis Çyrbja i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:

i. “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.

ii. “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal.

iii. “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

iv. “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021) parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.

v. “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal (në periudhën mes datave 5.3.2021-8.3.2021).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?