FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-prokurori: Në Durrës e Gjirokastër nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka ngritur një alarm të fortë lidhur me moskapjen e lëndëve narkotike në vend. Për të paçka rritjes së përdoruesve, policia shqiptare nuk po arrin të zbulojë më asnjë sasi droge në kufij. “Policia shqiptare dhe organet ligjzbatuese nuk kanë asnjë dijeni mbi aktivitetin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Kemi infrastrukturë ligjore që lë për të dëshiruar,” tha ish-prokurori.

Sipas tij, që prej vitit 2022, nuk është kapur asnjë sasi droge në pikat kufitare kryesore të vendit. ”Kemi disa muaj që diskutojmë se si ka mundësi që në kufijtë e Shqipërisë nuk po kapet më lëndë narkotike. Si ka mundësi që në portin e Durrësit asnjë gram, jo më kilogramë, as në Gjirokastër apo në pikat e tjera të kalimit kufitar? Këtu ka diçka që nuk shkon”.

Beçi theksoi se sipas statistikave ndërkombëtare, në çdo vend kapet vetëm rreth 10 për qind e drogës që qarkullon, ndërsa situata në Shqipëri, sipas tij, është edhe më e rëndë. “Nëse kemi kaq shumë përdorues, si ka ardhur droga që e konsumojnë këta? As organet ligjzbatuese nuk e kanë një përgjigje për këtë paradoks”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?