“Më dërguan një foto”, Klodiana Lala: Nga sherri në “Tik Tok” tek mesazhi që më dërguan familjarët e të miturit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Erion Boba nga një tjetër i mitur në Durrës.

Përveçse kërkon një shpjegim nga veprimet e autoriteteve në vendin tonë, Klodiana Lala tha se të afërmit e të miturit e kishin kontaktuar dhe i kërkonin ndihmë.

Klodiana Lala rrëfeu se familjarët i dërguan një foto thuajse në momentet e fundit të 15-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më tha se djali kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe se familja nuk dinte çfarë të bënte. Më dërgoi një foto tepër të dhimbshme, thuajse momentet e fundit të jetës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa po kërkoja mënyra për të ndihmuar, më njoftuan se Erioni kishte ndërruar jetë.“-tha Lala.

Gazetarja tregoi se halla e të miturit i kishte thënë se kërkuan ndihmë urgjente për djalin, por askush nuk u përgjigj në kohë. Gazetarja kërkoi që autoritetet shëndetësore të japin shpjegime për trajtimin e 15-vjeçarit.

QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të sqarojnë çfarë ka ndodhur në këto momente kritike.”-theksoi Lala, duke bërë apel për transparencë të plotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?