Merr flakë një banesë në Durrës, 42-vjeçarja vdes nga asfiksia

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të enjte në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas policisë, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Gruaja, e identifikuar me inicialet K. M., ka ndërruar jetë nga asfiksia.

“Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.“, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?