Mjeti del nga rruga, 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Lushnjë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë – Divjakë, në kryqëzimin pranë Çermë Sektorit, ku si pasojë një grua ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, kur një automjet tip Volkswagen Passat, në të cilin udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga dytësore e Çermë Sektorit për të hyrë në rrugën kryesore, por shoferi nuk ka arritur të frenojë në kohë, duke përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën shtetasja M. Sula, 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur rëndë: F. Mekshi, 63 vjeç, drejtuesi i mjetit, A. Mekshi, 37 vjeçe dhe djali i saj 15 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosurit ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se dalja nga rruga e Çermë Sektorit në rrugën nacionale është shumë e rrezikshme dhe se edhe në të kaluarën janë shënuar aksidente fatale në të njëjtin vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?