Mjeti ra në përrua në Klos, vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin e zhdukur nga rrjedha

Vijojnë edhe sot, për të dytën ditë radhazi, kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Dars të Klosit.

I riu ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, kur drejtuesi humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi në përrua. Losha arriti të dalë nga automjeti dhe të shpëtojë, ndërsa 30-vjeçari dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit.

Operacioni i kërkimit është përqendruar pranë Urës së Halilit në Fullqet. Në të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Forca Operacionale, Policia Ushtarake, forcat bashkiake, MZSH e Bashkisë Mat, si edhe vullnetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja pa njoftuar autoritetet dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Ai është arrestuar, ndërsa nga testi i alkoolit ka rezultuar se e kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?