Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe dëbore
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në juglindje të vendit.
Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 100 metra dhe në juglindje mbi 200–300 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në pjesën tjetër të territorit priten reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut dhe dëborës do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Parashikohet mjegull dhe mjegullinë, si edhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi 10 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet do të arrijë deri në 22 m/s, shoqëruar me dallgëzim 4–5 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

