Moti i keq në qarkun e Kukësit, Baji: Po punohet për heqjen e gurëve dhe kriposjen e rrugëve

Në qarkun e Kukësit si rezultat i reshjeve disa akse rrugore kombëtare kanë qenë nën tryesninë e rënies së gurëve dhe inerteve.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “subjektet kontraktore vazhdojnë punën gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve nacionale pa penguar qarkullimin”.

Sipas tij, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket furnizimit me energji elektrike Baji tha se i gjithë qarku Kukës furnizohet përveç njësive administrative Surroj, Topojan, Shishtavec, Zapod, Kolsh dhe fshati Shemri nëjsia administrative Malzi bashkia Kukës, Lekbibaj bashkia Tropojë dhe fshatrat Vlahën, Cahan njësia administrative qendër Krumë e nëjsia administrative Fajza bashkia Has.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Kukës.

Qarku i Kukësit ditën e sotme është përfshirë nga mot me vranësira të shoqëruara me erë. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?