Murati: Në 24-orët e fundit, disa figura të larta të shtetit në SPAK

Gazetari Erl Murati thotë se dy ngjarje të bujshme morën vëmendjen e opinionit publik, e para është sipas tij paraqitja e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK.

“Patjetër që vëmendja kryesore ishte ishte tek SPAK ku bëhej fjalë për çështje penale. Ndërsa në Kushtetuese diskutohej e drejta kushtetuese e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj për tu kthyer në detyrë. Fati i Veliajt dihet se ai ishte në burg, ndërsa Balluku është gruaja më e fuqishme sot në vend”, tha gazetari, duke shtuar se për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë që kemi në Shqipëri, këto zhvillime duket sikur janë të jashtëzakonshme.

“Vetëm në 24-orët e fundit në SPAK kanë qenë figura të larta të politikës, Balluku, Veliaj, Pacolli dhe Lulzim Basha. Ka ardhur koha që politika të japë llogari para drejtësisë”, tha Murati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?