Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

Duke filluar nga dita e nesërme, (e hënë, 13 tetor), do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, për shkak se Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike.

Sipas një njoftimi të bërë për qytetarët nga ARRSH, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:

• Vorë-Maminas,
• Maminas-Sukth,
• Sukth-Fllakë,
• Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
• Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit, për çdo segment të mësipërm, punimet do të zgjasin nga 1 deri në 2 ditë. ARRSH u sugjeron drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARRSH raporton se pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje, çka nënkupton se ky aks rrugor do të qëndrojë i bllokuar për disa ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?