“Ora e opozitës po troket”, Gjekmarkaj: Zgjohuni herët që ta dëgjoni

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj zbuloi betejat kryesore politike që si deputet do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature. Ai deklaroi se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare.

”Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund.

Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për segmentin Milot-Balldren. Kjo do jetë beteja ime kryesore. Pastaj unë nuk i shmangem asnjë beteje. Betejës për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij ora e opozitës po troket. “Vetëm duhet të kesh pak vullnet, të zgjohesh herët dhe ta dëgjosh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?