Parandalohet një vrasje në Durrës, policia jep detajet e para

Një prag tragjedie është parandaluar në Durrës. Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të fqinjit të tij.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa fqinji i 40-vjeçarit gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?