Përplasi një person me mjet që humbi jetën, arrestohet shqiptari në Greqi

Olget Kola, 46 vjeç është i cili përplasi për vdekje 44-vjeçarin me origjinë nga Bangladeshi dhe më pas u largua nga ngjarja është arrestuar nga policia greke. Policia tha se shqiptari 46-vjeçar pranoi autorësin e krimit para autoriteteve greke dhe tha se kjo ngjarje kishte ndodhur si pasojë e pakujdesisë së momentit.

Mediat greke raportojnë se Kola nuk kishte patentë dhe se menjëherë pas aksidentit ku mbeti i vdekur 44-vjeçari me origjinë nga Bangladeshi ishte larguar nga vend i ngjarjes. Pak kësaj Kola u arrestua pas 3 ditësh kërkime intensive dhe u gjet me anë të vëzhgimit të kamerave të sigurisë të zonës. Olgert Kola do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie në akuzën e braktisjes së viktimës në vendin e aksidentit dhe vrasje pa dashje

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?