Përplasjet para Kryeministrisë, disa protestues të “Shqipëria Bëhet” në Spitalin e Traumës

Disa protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, pas përplasjeve me Policinë e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mes personave të lënduar raportohet edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka pësuar dëmtime në dorë.

Situata u tensionua pasi protestuesit vendosën dy çadra para Kryeministrisë, çka solli ndërhyrjen e forcave të rendit. Gjatë ndërhyrjes pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, duke sjellë si pasojë shoqërimin e disa personave dhe lëndime të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?