“Po gjuaja peshk kur e pashë. E gjeta në fund të pyllit” pa jetë 9-vjeçaren në lumin Buna

“Po gjuaja peshk kur e pashë. E gjeta në fund të pyllit”. Kështu ka deklaruar peshkatari që gjeti sot rastësisht trupin e pajetë të 9-vjeçares sot në lumin Buna në Shkodër. Ndërkohë, nëna dhe motra dhe vëllai i vogëlushes rezultojnë ende të zhdukur.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për BalkanWeb se peshkatari Safet Hasani bashkë me palombarët e RENA-s, kanë kontrolluar ujërat e Bunës.

Ai tha se ishte i tronditur nga ngjarja në fjalë, që ka shokuar opinionin publik. Kujtojmë se për ngjarjen pas hekurave ra babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi, që akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes 9-vjeçaren, po ashtu dhe bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tjerë, ndërsa dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre. Ndërkohë në trupin e vogëlushes u gjetën shenja dhune. Aktualisht vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë.
(BalkanWeb)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?