Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas njoftimit të policisë, në zonat malore, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë po koordinojnë veprimet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat e prekura, për të siguruar pastrimin dhe lëvizshmërinë e rrugëve në kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia apelon për respektimin e rregullave bazë të qarkullimit: Moderim të shpejtësisë; Mos kryeni parakalime të gabuara; Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit; Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.

Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 112, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?