Prindërit e 14-vjeçarit: Drejtësia e vr*u për herë të dytë djalin tonë

Prindërit e 14-vjeçarit Eraldo Xhejo, i cili u vra në gusht të këtij viti në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, kanë shprehur dhimbjen e madhe dhe shqetësimin për vendimet e fundit të gjykatës. Eraldo humbi jetën pas një konflikti me një tjetër 14-vjeçar, Enedio Guri, i cili e goditi me thikë. Në ngjarje u përfshinë edhe babai dhe xhaxhai i autorit, të cilët u arrestuan si bashkëpunëtorë, për fshehje të provave dhe ndihmë ndaj autorit. Para dy javësh, Gjykata e Apelit në Tiranë i liroi nga burgu, duke i çuar në arrest shtëpie, një vendim që ka tronditur familjen Xhejo.

”Vrasja e dytë e djalit tonë”, e quajnë prindërit e Eraldo Xhejo, duke shprehur zhgënjimin e thellë për sistemin e drejtësisë. Babai i djalit, Edi Xhejo, tregon se xhaxhai dhe babai i autorit kishin fshehur thikën dhe nuk kishin parandaluar ngjarjen. Ai shton se gjykata nuk mori parasysh as gjendjen e autorit dhe as dhimbjen e familjes së viktimës.

Ndihem e shkatërruar. Djali ynë nuk kthehet më, e vetmja gjë që na ngushëllon është drejtësia. Nuk mund të rrinë prindërit e autorit si pa gjë në shtëpi. Gjykatësja duhet të vendosë drejtësi me dorë në zemër, duke menduar për fëmijët dhe të ardhmen e tyre”,-tha Albina Xhejo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit theksojnë shqetësimin se lirimi i babait dhe xhaxhait të autorit mund të rrezikojë rendin dhe sigurinë e komunitetit dhe kërkojnë që drejtësia të veprojë me vendosmëri, duke garantuar përgjegjësinë për çdo akt kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?