Qarkullonin me armë në makinë, arrestohet çifti

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pasi u kapën duke qarkulluar të armatosur me një automjet tip “Audi” dhe nuk iu bindën urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar.

Operacioni u zhvillua në lagjen “Apollonia”, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan për kontroll një automjet që dyshohej se po përdorej nga persona të armatosur.

Gjatë ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tentuan të largohen, por u neutralizuan menjëherë nga forcat e rendit. Nga kontrolli i ushtruar, në çantën e drejtuesit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri e tipit pistoletë, me municion luftarak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet e sekuestruara në cilësinë e provës përfshijnë:

Swiss Digital Mobile Reklama

1 armë zjarri pistoletë

Sasi municioni luftarak

Automjeti tip “Audi”

2 aparate celularë

Të arrestuarit janë:

G. N., alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, i cili akuzohet për veprat penale:

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

“Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, e dyshuar për:

“Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

“Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar nëse të dyshuarit janë të përfshirë në veprimtari të tjera kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?