Rama vizitë në Jordani: Takim me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aman, Jordani, për një vizitë zyrtare, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Kreu i qeverisë shqiptare ndau disa foto nga pritja në rrjetet sociale, duke e cilësuar mbretin si “një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”.

“I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht,” shkruan Rama në postimin e tij në Facebook, duke shprehur mirënjohje për pritjen dhe për raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita e kryeministrit pritet të përfshijë takime zyrtare për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, si dhe diskutime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare që kanë interes të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo vizitë forcon më tej marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve dhe riafirmon rolin e Shqipërisë në dialogun ndërkombëtar në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?