Rrëshqet rruga në Matogjinë të Selenicës, vështirësohet qarkullimi rrugor

Në zonën e Matogjinit të Bashkisë së Selenicës është shkëputur një pjesë mali duke shfaqur problematika në aksesin rrugor drejt lagjes Bashaj.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete dhe se banorët janë jashtë rrezikut.

Në njoftim sqarohet se autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?