Sherri për mandatin, Lapaj: Shabani u përdor si “kali i Trojës”, ka qenë gjithmonë me mendimin e keq
Adriatik Lapaj thotë se koalicioni i tij arriti të sigurojë 64 mijë vota dhe kjo gjë për “politikën e vjetër” ishte një lloj “kërcënimi” dhe e vetmja mënyrë e tyre për të sabotuar ishte duke përdorur “kalin e Trojës” brenda koalicionit. Sipas Lapajt “Nisma Thurje” e cila ishte pjesë e koalicionit, në momentin e djegies së mandateve tregoi që kishte patur gjithmonë një mendim të keq.
“Ajo që ka ndodhur është e vërteta pa rroba e dy njerëzve që e kanë ndërtuar atë. Ne kemi 64 mijë votues dhe u doli jashtë parashikimeve dhe kur e panë që nuk e joshën dot drejtuesin e kësaj lëvizjeje, përdorën kalin e Trojës për të ndalur misionin për listat e hapura.
Ne kemi gjetur saktësisht “thembrën e Akilit”. Nuk qe puna e një mandati, por të ndalohej modeli i atyre që vijnë përmes garës.
Ne vendosëm politikisht të dëgjonim vullnetin qytetar në atë periudhë, duke i shtrirë dorën për koalicion subjekteve politike të reja.
Nga këto subjekte pranoi “Nisma Thurje”, por siç e patë subjekti në fjalë paska qenë që në krye të herës me mendimin e keq. Unë nuk jam një politikan i zakonshëm, sepse nuk jam i shkolluar për të dhe as të trashëguar”,-tha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
KOHA JONË SONDAZH

