Shirat e dendur, niveli i Vjosës në pikën kritike. Lumi del nga shtrati pranë Urës së Mifolit

Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit ka bërë që niveli i lumit Vjosa përgjatë Tepelenës është më pak se 1 metër nga pika kritike e tij.

Si pasojë e rënieve së inerteve segmenti rrugor Salari-Nivicë, Dukaj-Kordhaj është bllokuar.

Edhe aksi Suhë-Poliçan, bashkia Libohovë janë të paqarkullueshme si pasojë e dëmtimit të urës në fshatin Suhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në fshatrat e Dropullit problematikë mbetet furnizimi me energji elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata vijon të jetë problematike edhe në Vlorë. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. Rrezikohen që të përmbyten tokat bujqësore.

Ndërkohë, situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike sa i përket reshjeve të rëna gjatë gjatës, të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacioneve nga Prefektura e Fierit, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj , që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën e Fierit.

Vjosa rrezikon që të dalë nga shtrati drejt tokave bujqësore, ndërkohë sa i përket akseve rrugore, janë të pakalueshme dhe pa problematika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?