Sot 27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, PD mban ceremoni përkujtimore
Sot shënohet 27-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më emblematike të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike.
Në nderim të kësaj dite, eksponentë të Partisë Demokratike, të kryesuar nga kryedemokrati Sali Berisha, si dhe deputetë të tjerë nga radhët e opozitës, kanë zhvilluar homazhe pranë monumentit të Azem Hajdarit në qendër të Tiranës.
Pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur një moment heshtjeje në kujtim të tij, duke e cilësuar Hajdarin si simbol të rezistencës ndaj diktaturës dhe një figurë kyçe në rrugën drejt demokracisë në Shqipëri.
“Në këtë përvjetor të rënies së tij, për të mbetur i pavdekshëm. Janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit më ftuese se kurrë që nga viti ‘90 deri në këto momente pasi Shqipëri është zhytyr sot në formën më të shëmtuar të diktaturës, është diktatura e drogës dhe krimit.
Sot pluralimi për të cilin Azem Hajdari ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri pluralizmin. Sot bota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në sadrin xhelatëve të pushtetit, siç ishte ajo në kohën e diktaturës. Sot është një ditë betimi, do të thoja për çdo demorkat dhe demokrate shqiptare”, tha Berisha.
Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, në një atentat pranë selisë së Partisë Demokratike. Ai mbahet mend si një prej figurave më të zëshme të tranzicionit politik dhe mbetet një emër i rëndësishëm në historinë e re të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

