SPAK “fundos” Veliajn me 13 akuza, avokati Beçi tregon sa vite burg rrezikon
Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke analizuar akuzat ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe bashkëpunëtorëve të tyre, llogariti edhe dënimin që ata rrezikojnë të marrin nga Gjykata e Posaçme.
Sipas tij, Veliaj me 13 akuzat që ka, vetëm ato për korrupsion pasiv, nëse vërtetohet nga gjykata, dënohet me 4-12 vite burg, ndërsa pastrimi i produkteve të veprës penale 7-15 vite burg. Ndërsa biznesmenët, në rast se kanë kryer korrupsion aktiv rrezikojnë nga 1 deri në 5 vite burgim.
“Kemi dy grupe të rëndësishme në këtë kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim. Zyrtarin e lartë, kryetarin e Bashkisë, bashkëshorten e tij, që akuzohen për korrupsion pasiv. Kemi biznesmenët dhe persona fizik, që akuzohen për korrupsion aktiv. Te Veliaj ka 9 raste korrupsioni pasiv, dënohet 4-12 vjet burg. Në rast se do të shkojmë në një procedurë që gjyqtari që ka marrë procesin në dorë, do të vendosë a do të shkojë në gjyq apo jo çështja, dhe elementë të tjerë. Ky nuk është gjyqi që fillon. Gjykata tashmë do të ushtrojë kontrollin e saj mbi hetimet që ka bërë Prokuroria.
Dënimi i korrupsionit pasiv është 4-12 vite burg. Kemi 9 episode, në çdo episod dënohesh me masë të caktuar dhe pastaj bashkohen dënimet. Kemi pastrim të produkteve te veprës penale, që dënohet 7 deri në 15 vite. Pastaj fshehja e të ardhurave dhe këto thithen në bashkim dënimesh. Te biznesmenët, në rast se kanë kryer korrupsion aktiv dhe kalon për gjykim, rrezikojnë nga 1 deri në 5 vite burgim.
Për Veliajn kemi 9 raste korrupsioni pasiv, por jo të gjithë dënohen njëlloj, pasi varet nga paratë, por le ta themi kështu, nëse gjykata e themelit konfirmon këto akuza, është abuzuese të themi, por duke iu referuar 9 raste, rrotullohesh te dhjetëshja!”- tha avokati Beçi.
KOHA JONË SONDAZH

