Të shtëna me armë dhe të plagosur? Policia: Alarm fals

Mësohet se një telefonate anonime që fliste për të shtëna me armë zjarri dhe të plagosur ka alarmuar policinë e Vlorës.

Ngjarja u raportua për në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit, por me të mbërritur në vendngjarje policia ka konstatuar se nuk kishte as të shtëna me armë as të plagosur.

Policia sqaron se pas verifikimeve ngjarja rezultoi e pavërtetë dhe asnjë person i dyshuar për i plagosur nuk është paraqitur në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?