Lihet në burg Imerr Krrashi që përplasi 9 makina në Tiranë: Jam panduar. Marr përsipër të paguaj dëmet

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin, i cili akuzohet se disa ditë më parë gjatë arratisjes nga policia, përplasi 9 makina. Krasha, i njohur dhe me mbiemrin Uka që shkaktoi kaos dhe dëme.

Në gjykatë, ai u shpreh i penduar për ngjarjen. “Jam penduar. Marr mjekim për depresion, do t’i paguaj dëmet”, tha ai.

Ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motorr, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.
Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e udhëruan të zbriste për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i dha gaz makinës në zonën e Liqenit të Thatë, duke u larguar me shpejtësi. Në pamjet e publikuara nga policia, shihej momenti kur efektivët iu vunë nga pas të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete. Para togave të zeza ai ka kërkuar falje dhe gatishmëri për të kompensuar dëmet materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?