“The Sun on Sunday”: Shqiptarët për seks me gardianet në burgjet angleze, paguajnë deri në 2.000 stërlina
Thënia e grupit Hellbanianz se “në burgjet angleze shqiptarëve u mungojnë vetëm prostitutat”, ky element i pasjes së marrëdhënieve seksuale në burgje është përmbushur.
“The Sun on Sunday” shkruan se shqiptarët në burgjet angleze arrijnë të kenë marrëdhënie seksuale me gardianet, kundrejt një pagesë prej 2.000 stërlina.
Eugert Merizaj më pas ka thënë se “nuk prek me dorë asnjë gardiane femër pasi nuk ka ndërmend të marrë 12 vite tjera burg për këtë”.
“Një ditë më parë erdhi një gardiane femër në qeli e me tha zgjohu e shko merr mëngjesin ndërsa një tjetër kontrolloi qelinë”, citohet në The Sun on Sunday të ketë thënë shqiptari me origjinë nga Malllakasta, i cili është dënuar për organizimin e vrasjes të një ish snajperisti kurd, kthyer në rivalin e i tij i drogës në Angli.
Momentalisht, në burgjet angleze janë 1,273 të burgosur shqiptarë të cilët përbëjnë numrin më të lartë të burgosurve në huaj në Angli dhe Uells. Top Channel ka siguruar të dhënat më të fundit për transferimin e të burgosurve nga Anglia në burgjet shqiptare. Kanë aplikuar për këtë skemë deri në 21 Korrik 2024, 66 të dënuar shqiptarë me dënime mbi 4 vjet. Njëzet prej tyre janë tërhequr nga kërkesa transferimit. Për 42 të tjerë ka nisur procesi në gjykatat shqiptare të njohjes së vendimit marrë nga gjykatat britanike.
Kjo pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes nënshkruar në Londër vitin e shkuar nga ministri drejtësisë Ulsi Manja i cili vizitoi edhe të dënuarit shqiptarë në një burg të Londrës për ti shpjeguar skemën e transferimit. Deri më tani janë transferuar nga Anglia, katër shqiptarë mes tyre baronët e drogës Erald Mema dhe Klodian Capja.
Top Channel