Tragjedi: : 24-vjeçari bie në kontakt me energjinë elektrike në bordin e “Kybele”

Një aksident tragjik ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, që lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet aktualisht në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.

Sipas informacioneve paraprake, Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe stafi mjekësor bëri përpjekje të shumta për ta shpëtuar, por për fat të keq i riu nuk mundi të mbijetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në port dhe brenda ekuipazhit të anijes. Autoritetet portuale dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përfshijnë inspektime të sigurisë elektrike në bord dhe intervistimin e ekuipazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet lokale kanë bërë apel për kujdes dhe respektimin strikt të protokolleve të sigurisë në të gjithë aktivitetet në portet e vendit, për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?