Vaksinat e gripit, mjekët apel qytetarëve: Vaksinohuni. Prioritet fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç

280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë mjekët u bëjnë apel të gjithë qytetarëve të bëjnë këtë vaksinë për të mbrojtur veten dhe familjen.

Kemi hyrë në sezonin e vjeshtës prandaj qytetarët, 50-60 vjeç- me sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare etj- duhet të vaksinohen. Grupi më i rëndësishëm është ai personelit mjekësor më mënyrë që ti shërbejnë qytetarëve”, thotë mjekja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një apel u bëhet edhe prindërve që të vaksionjnë të vegjlit e tyre sidomos ata që janë për herë të parë në komunitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?