Veliaj kërkon takim me misionin e Këshillit të Europës në burgun e Durrësit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për të zhvilluar një takim gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës, ku ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt.

Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës pritet të vizitojë Shqipërinë në datat 17–19 nëntor, në kuadër të një misioni vlerësimi dhe monitorimi të situatës së qeverisjes vendore dhe respektimit të standardeve demokratike.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimeve të rregullta të Këshillit të Europës për të vlerësuar funksionimin e institucioneve vendore në vendet anëtare dhe për të garantuar respektimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën drejtuar misionit, Veliaj ka shprehur gatishmërinë për të komunikuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Kongresit, duke kërkuar që takimi të zhvillohet në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku ai ndodhet aktualisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo kërkesë vjen pas njoftimit zyrtar që misioni i Këshillit të Europës i ka dërguar kryebashkiakut për vizitën e tyre në Shqipëri, në kuadër të misionit të monitorimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?