Vetëplagoset me armë zjarri 34-vjeçari në Vorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë, ku një 34-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri.

I plagosuri, N. K., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

 Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP