Vlorë: Zbardhet djegia e dy automjeteve, arrestohet një i ri, një tjetër në kërkim

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Double Flames”, duke zbardhur ngjarjen e ndodhur më 10 nëntor 2025 në lagjen “Isa Boletini”.

Pas hetimeve të organizuara, u identifikuan dy autorët e dyshuar: Xh. S., 21 vjeç, u arrestua dhe D. D., 28 vjeç, u shpall në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Të dy personat dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke përdorur lëndë djegëse për të vënë flakën dy automjeteve: Një Audi dhe një Suzuki.Hetimet paraprake janë ende në zhvillim për të përcaktuar motivin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?