Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Është gjetur në fshatin Mirakë të Librazhdit një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve që vranë Mond Mëhallën mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.
Biznesmeni Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri me dy plumba në kokë, në automjetin e tij tip “Range Rover”, pak momente sapo kishte lënë biznesin e tij.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip “Audi”, i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

