Vrau me thikë gruan, dënohet me burgim të përjetshëm Ramiz Mici

Gjykata e Elbasanit, ka dënuar me burgim të përjetshëm Ramiz Micin, i cili vrau me thikë gruan e tij.

Ngjarja ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.

Ndaj Micit rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

SHKARKO APP