Vritet shqiptarja në Itali, arrestohet partneri i saj

Vritet shqiptarja në Frosinone të Italisë. Një piktor 50-vjeçar, Oreste Raponi, ka vrarë partneren e tij shqiptare në fund të një debati. Ai i ka shkaktuar disa plagë me thikë, të cilat për fat të keq kanë qenë fatale për shqiptaren.

Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 10 qershorit. Mediat italiane raportojnë se autori mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ai është arrestuar.

Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike. Hetimet i janë besuar prokurorit Vittorio Misiti, i cili koordinon karabinierët e komandës provinciale.
(BalkanWeb)

SHKARKO APP