“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albin Kurtit”. Policia dhe antiterrori nisin hetimet

Albin Kurti është vendosur nën masa të forta sigurie. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook.

Një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, ka shkruar se jep shpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”. Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-liderin e Kubës, Fidel Castro.

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në polici Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se çështja është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij.

Kurti ishte kërcënuar edhe më parë përmes rrjeteve sociale.

Ai ka konflikt të hapur politike dhe patriotik me Presidentin serb Vuçiç dhe presidentin kosovar Thaçi.

Dani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?