Sondazhi te Fevziu, 60 % mendojnë se beteja Meta-Rama do jetë e ashpër

Në emisionin e gazetarit Blendi Fevziu kishte debat në lidhje me dokumentat që nxori Presidenti Meta për qeverinë, ku vertetohej plotësisht skenari i kryeministrit dhe PS për të kapur gjykatën kushtetuese.

Pothuaj të gjithë, edhe kundërshtarët e presidentit Meta (përjashtuar ish-deputetin Alfred Peza) ishin në një mendje me Shkullakun e Fevziun se Presidenti ka të drejtë, pasi faktet e publikuara sot nga këshilltari ligjor i Presidentit vertetuan pa asnjë kundërshtim se mazhoranca është kapur mat në grushtin e shtetit, ku Rama synon të marrë krejt gjykatën kushtetuese.

Por një pyetje (shiko tabelën poshtë) e shtruar nga Fevziu rezultoi me 60 përqind që mendonin se kjo është luftë pa kthim mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, pra nuk ka asnjë pajtim mes tyre. Natyrisht presidenca thotë se nuk është luftë mes dy individëve, por mes Presidentit dhe mafies shtetrore e cila don të kap gjykatën kushtetuese.

SHKARKO APP