50 shqiptarët që presin prej 24 orësh në pikën kufitare nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri, sjellje kriminale e shtetit

Mbi 50 shqiptarë ndodhen prej 24 orësh në kufirin e Greqisë me Shqipërinë dhe nuk lejohen nga autoritetet e kufirit shqiptar të hyjnë në territorin shqiptar që të shkojnë në shtëpitë e tyre. Natyrisht frika nga koronavirusi mbetet, por është detyrë e shtetit shqiptar që ti lejojë, ti marrë dhe ti shoqërojë nëpër shtëpitë e tyre për karantinë të detyruar.

Por jo të lihen në mes të ftohtit në kufi, pasi janë me fëmijë. Ata janë njerëz dhe nënshtetas të Republikës. Siç lajmëroi gazetarja e BW nga pika kufitare e Kapshticës ata kanë fjetur natën në mes të qiellit, në të ftohtë.

Shteti shqiptar ka detyrimin ti lejojë dhe ti sigurojë, bile edhe t’ju marrë analizat sejcilit për sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Dhe ti çojë në izolim.

Qeveria shqiptare deklaron se ka marrë me avion nga Europa nënshtetas dhe i ka sjellë në Tiranë e jo më nuk nis një autobuz për të sjellë të 50 shqiptarët me familjet e tyre të cilët nuk janë as në qiell e as në tokë.

SHKARKO APP