Ministrat nuk shkojnë në parlament për Presidentin e Bundestagut

Sot në Parlamentin shqiptar mbajti një fjalë përshëndetëse Presidenti i Bundestagut të Gjermanisë, Lammert, i cili ishte ftuar nga homologu i tij kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Vizita e tij dhe fjalimi që do të mbante sot në Parlament ishte njoftuar që dje edhe nga vet kryeparlamentari Meta në mbyllje të seancës së djeshme. Por, një gjest aspak serioz ka ndodhur sot në Parlament.

Në një kohë kur të gjithë deputetët, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishin të pranishëm në seancën në nder të Presidentit të Bundestagut, u vu re mungesa e disa ministrave të Qeverisë Rama.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e të tjerë zgjodhën të mos ishin të pranishëm në Parlament, duke mos respektuar kështu Presidentin e Bundetsagut të Gjermanisë.Në foto duket qartë mungesa e ministrave, ndërsa ishin vetëm ministrat Felaj, Gjosha, Manjani, Koka, Ikonomi, Nikolla, Panariti dhe Gjermeni.

Ne fakt duhej te ishin krejt ministrat qe ndodhen ne Shqiperi, pasi Gjermania jo vetem eshte drejtuesja e BE dhe parlamenti gjerman eshte me miqesori, por dhe me ndikuesi ne Europe ne raport me Shqiperine.

Kryeministri Rama duhet t’ju heq veshin ministrave qe nuk ishin ne sallen e Kuvendit, pasi mund ti kishin shtyre apo planifikuar me mire punet per kohen kur do te ishte ne sallen e Kuvendit Presidenti i Bundestagut të Gjermanisë, Lammert.

 

SHKARKO APP