FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta nga Kavaja, mesazh Ramës: Thirri mendjes dhe mblidhi kriminelët. Kavaja dhe Shqipëria nuk poshtërohen

Presidenti Ilir Meta u shpreh sot nga Kavaja se plagosja e të riut në zyrat e PD është një ngjarje kriminale që duhet të hetohet sa më parë nga drejtësia.
Kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit që të tërheq kriminelët nga fushata elektrale dhe të mos provokojë më popullin e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë.
Meta ka qenë në zyrën elektorale të PD, ku është pritur me duartrokitje nga qytetarët teksa ka parë vendin ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni, sekretar i degës.

Në shoqërinë e tij ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma. “Jemi bërë faqja e zezë e botës për qejfin tënd, Edi Rama. Tre vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet. Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAK-u dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?