2 Marsi/ Këshilltari i CDU: Të gjithë shqiptarët të mbrojnë Kushtetutën si patriotë

Këshilltari për ekonominë pranë CDU së kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze, në një intervistë për mediat shqiptare përveç aktualitetit politik dhe mundësisë së Shqipërisë për çelur negociatat këtë vit, ka folur edhe për tubimin e 2 Marsit të thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Sipas tij, shqiptarët duhet të jenë atë ditë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, e cila sipas tij, është shkelur disa herë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Si i gjykoni akuzat e presidentit Meta për Grusht Shteti dhe për kapjen e Gjykatës Kushtetuese?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këtë periudhë të trazuar për Shqipërinë e kam takuar edhe presidentin Meta, ku kemi diskutuar në mënyrë të veçantë për Gjykatën Kushtetuese dhe shkeljet e Kushtetutës që vjen nga qeveria, në mënyrë të vazhdueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reforma në Drejtësi është një gjë e mirë në gjykimin tim, por duke parë rezultatet që ka sjellë kjo reformë, ka sjellë vetëm kaos e trazira. Shqiptarët me çdo kusht duhet të mbrojnë të drejtat e tyre dhe Kushtetutën e tyre. Kam një përshtypje të mirë nga aksioni në mbrojtje të Kushtetutës që po organizon presidenti, si organi që ka për detyrë të mbrojë Kushtetutën. Të gjithë shqiptarët duhet të marrin në dorë dhe të vendosin të mbrojnë Kushtetutën si patriotë sepse kjo mund të sjellë pasoja shumë më të mëdha”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e tij për Syri TV Martin Henze. /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?