2023, Kina synon të pushtojë Tajvanin, kurse Rusia të rimarrë Moldavinë!

Nga Lindita Kokoli-

Viti 2023 do të jetë vit shumë i vështirë ekonomik paralajmëroi drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Ajo tha se SHBA, BE dhe Kina do të njohin kriza dhe mos rritje ekonomike. Aq më tepër se Rusia do të vazhdojë të lerë BE në gjëndje të vështirë për naftën dhe gazin, të cilat Europa i merrte më mirë në Rusi.

Por ish-këshilltari i Sigurisë kombëtare të SHBA, HR Mc Master ka paralajmëruar se Kina po përgatit ushtrinë e saj për luftë me Tajvanin, pra që ta pushtojë. Dihet se marrëdhëniet midis Kinës dhe Tajvanit kanë prej kohësh të tensionuara.

Por Tajvani mbrohet nga SHBA dhe në fuqi është një Akt Mbrojtje në rast se sulmohet Tajvani. Kjo do të fuste në një spirale të rrezikshme botën, sepse një konflikt direkt mes Kinës dhe SHBA do ti jepte zemër Rusisë që të rimarrë Moldavinë, gjë që praktikisht fut NATO-n në luftë.

Edhe pse Tajvani e konsideron veten të pavarur nga Kina, Kina e ka pretenduar ishullin si të vetin dhe e konsideron kontrollin e ishullit çelësin e ribashkimit, shkruajnë mediat e huaja.

McMaster tha se ai besonte se Kina po përgatitet për veprime ushtarake për të marrë kontrollin e Tajvanit, duke shtuar se presidenti kinez Xi Jinping e ka bërë të qartë se ka në plan të rimarrë Tajvanin.

“Xi Jinping e ka bërë shumë të qartë në deklaratat e tij se, nga këndvështrimi i tij, ai do ta bëjë përsëri Kinën të plotë duke nënshtruar Tajvanin dhe përgatitjet janë duke u zhvilluar,”  ka thënë më tej ish-këshilltari i Presidentit të SHBA.

McMaster tha se mënyra më e mirë për të mos lejuar një luftë të madhe mbi Tajvanin është “parandalimi”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, të cilat tashmë shpenzojnë më shumë dollara për mbrojtjen, duhet të investojnë edhe më shumë në sigurinë kombëtare të Tajvanit, pasi ishulli në rast pushtimi nga Kina do ta fusë krejt Paqësorin në një spirale të rrëzikshme lufte.

Në rast që dy luftërat botërore kanë filluar në Europë, lufta e III-të mund të nis nga Tajvani!

SHKARKO APP