A po i çmonton Yuri Kim tre kapot e politikës 30 vjeçare: Berisha-Meta-Rama?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu-

6 dosje penale janë hapur brenda javës kundër kokave të politikës shqiptare.
A mendoni se është rastësi?
E gjitha ishte kronikë e një plani të paralajmëuar nga krye-diplomatja amerikane Yuri Kim.

Një javë më parë ajo doli nga takimi me kreun e SPAK dhe deklaroi: “Ata nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar”

Pas kësaj deklarate, ata jo vetëm nuk po flenë gjumë por me rradhë janë drejtuar në oborrin e prokurorisë spaciale.
Dosjet e mafies shqiptare janë hapur por jo nga prokurorët shqiptarë por nga shërbimet amerikane.
Çdo ditë nga një skandal:
– u morr i pandehur Fatmir Mediu për trafikun e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit,
– u morr në hetim familja e kryeministrit Berisha për fabrikën e armëve,
– u publikua audio-përgjimi i shefave të gardës për vrasjet me urdhër nga lart në 21 Janar,
– u morr në hetim pasuria e Ilir Metës për vjedhjen e thesarit me vendim të Gjykatës Apelit,
– u publikua hetimi ndaj aferës Kryeministrit Rama me ish-shefin e korruptuar të FBI për favoriz në tendera dhe implikim të opozitës.

Të gjitha çështjet kanë inspirim dhe mbështetje amerikane në projektet e saj për ta pasturuar plitikën shqiptare nga mafia dhe nga liderët anti-amerikan.
Titanikut shqiptarë sapo i ka hyrë uji nga 100 vrima dhe nuk po e ndalin dot përmbytjen.
Shqiptarët e kanë braktisuar anijen shekullore dhe po presin të fundoset rrangallja e ndryshkur që mbahet peng nga tre piratët shqiptarë.

Po pse pikërisht tani Amerika po ekzekuton politikisht liderët e partive shqiptare?

Jo Jo nuk është korrupsioni por amerikanët janë të shqetësuar që jemi i vetmi shtet me 3 milion banorë pro ameikan që drejtohemi nga 3 lider anti-amerikanë.
Për këto arsye Yuri Kim po qëndron përtej afatit 3 vjeçar në Shqipëri, deri sa të përmbush misionin e saj diplomatik që të shpëtoj një popull dhe të eleminoj tre spiunë të rusisë që kanë timonin e Shqipērisë.

Faleminderit Yuri Kim për faqen e re që po hapni në historinë e politikës shqiptare.

SHKARKO APP