Afera “Bankers Petroleum” në duart e SPAK. Deputetë, ish-kryeministra, ish-ministra, zyrtarë të lartë në qindra milionë euro

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për hetimin e aferës së kompanisë “Bankers Petroleum”, duke ia kaluar dosjen SPAK-ut. Ky vendim shënon një kthesë të fortë në një nga skandalet më të mëdha financiare të Shqipërisë ndër dekadat e fundit, ku përfshirja e zyrtarëve të lartë shtetërorë e ngre çështjen nga niveli lokal në atë kombëtar.

Çfarë po hetohet?

Në qendër të hetimeve është mënyra sesi “Bankers Petroleum”, e cila ka shfrytëzuar për dekada vendburimin gjigant të Patos–Marinzës, ka arritur të raportojë humbje të njëpasnjëshme, ndërkohë që ka realizuar shitje me vlerë miliarda euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dyshimeve, drejtuesit e kompanisë kanë ngritur një skemë mashtruese fiskale: fryrje të shpenzimeve përmes kontratave fiktive, transfertat e dyshimta drejt palëve të lidhura, deklarim i bilanceve me humbje për të shmangur tatimin mbi fitimin, pagesa nën dorë për ministra, deputetë, zyrtarë të lartë tatimesh, doganash, mediash, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimet dhe akuzat

Në paraburgim ndodhen: Hongping Xiao, CEO i kompanisë, Leonidha Çobo, ish-drejtor i përgjithshëm.

Ata akuzohen për mashtrim me TVSH, evazion fiskal, pastrim parash dhe abuzim me detyrën. Katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokuroria thotë se skema ka dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e shtetit me qindra miliona euro të munguara nga tatimet.

Pesha politike e çështjes

Kalimi i dosjes te SPAK-u nuk është thjesht teknik. Ai është një sinjal i qartë se hetimet mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të politikës shqiptare, të cilët dyshohet se kanë mbyllur sytë ose kanë përfituar nga kontratat me “Bankers”.

Ky zhvillim mund të hapë një kapitull të ri për raportin mes shtetit shqiptar dhe kompanive të huaja që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit.

Pasojat ekonomike

Në planin ekonomik, kjo aferë ngre një pyetje thelbësore: si është e mundur që Shqipëria, një vend me rezerva të mëdha nafte, të mos ketë fituar as minimumin e pritshëm nga kjo pasuri kombëtare?

Nëse akuzat vërtetohen, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal e mafioz, ku shteti shqiptar është lënë jashtë përfitimeve të ligjshme. Pasojat janë të mëdha jo vetëm për buxhetin e shtetit, por edhe për besimin e qytetarëve te institucionet dhe drejtësia.

SPAK përballë një testi vendimtar

Dosja “Bankers Petroleum” është një provë e madhe për SPAK. Përtej arrestimeve të menaxherëve, pritshmëria publike është që të hetohen edhe rrënjët e lidhjeve politike, ato që mundësuan për vite të tëra funksionimin e kësaj skeme që nga qeveria e Fatos Nanos e deri më sot.

Nëse drejtësia do të shkojë deri në fund, kjo çështje mund të bëhet një nga gurët e rëndësishëm të provës se Shqipëria është në gjendje të luftojë korrupsionin e nivelit të lartë. Në dosje kanë dalë ish-kryeministra, ish-ministra, ish-deputetë, deputetë, zyrtarë të lartë, media, grupe kriminale, etj.

Kjo aferë do të jetë dosja me voluminoze që ka kaluar SPAK deri më tani. Por kjo dosje do të tregojë korrupsionin nga qeveritë e PD dhe PS ndër vite. Priten edhe ish-kryeministra të hetohen që koha e qeverisë së PS nga 2003.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?