Ajo që po ndodh në qytetin e Benet Becit e padëgjuar, natyrisht negativisht!

Shkodra ka një vit që po ndryshon, në sensin pozitiv. Ka investime, ka punë nga Bashkia sikurse ka projekte që brenda 4 vitëve Shkodra do jetë një supër qytet i kërkuar nga turistët.

Shkodra po ndryshon, po lëviz, po përparon, natyrisht jo në mrekulli, por po punohet 24 orë në 7 ditë e javës.

Shkodranët janë njerëz të kulturës, të humorit e që kanë dhënë shumë për arsimin shqiptar.

Figurat, ndër më kryesore të kulturës dhe arsimit shqiptar, kanë dalë nga Shkodra. Por, për dreq, ka edhe veprime të pakulturuara që për inate personale meskine, nxjerrin pjesën e keqe që mbart qyteti.

Si në gjithë Shqipërinë dje u zhvilluan zgjedhjet për drejtuesit e universitetit të qytetit verior. Në Shkodër kishte konkurencë të fortë, bile për tre vota humbi konkurenti, pra 93 Tonin Gjuraj dhe 90 vota, Rajmonda Kçira. Ndërkohë që në krejt vendin kanë përfunduar proces verbalet, në Shkodër nuk mblidhet komisioni për ta zyrtarizuar fituesin sepse disa nuk janë dakort dhe nga inati që ka humbur kandidati që kanë mbështetur.

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i Universitetit “Luigj Gurakuqi” nuk po mblidhet dot paraditen e sotme, ashtu siç ishte parashikuar, për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve për rektor. Pas zyrtarizimit të rezultateve të votimit në 6 fakultetet, KIZ duhet të bënte vetëm përllogaritjet përfundimtare dhe të shpallte fituesin si rektor Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dekanët, Senatin e kështu me radhë.

Sot në godinën e Rektoratit, nuk po arrihet të realizohet kuorumi i nevojshëm për mbledhjen dhe vendimmarrjen e KIZ. Sigurisht, mund të ketë anëtarë të këtij komisioni që janë mërzitur nga rezultati i votimit, por duhet të sillen si profesionistë, të dalin mbi emocionet e zhgënjimit për humbjen e garës të të preferuarit të tyre.

Çdo përpjekje për të zvarritur këtë proces, pasi pedagogët e studentët kanë folur me votën e tyre me 21 qershor 2024, vetëm i ul vlerat KIZ- it dhe anëtarëve të tij sepse rezultati i certifikuar nga komisionet e fakulteteve, nuk ka asnjë shans të ndryshohet. Verdiktet tashmë janë dhënë dhe KIZ- it i mbetet vetëm të certifikojë rezultatet.

Shkodra që manifeston kulturë dhe përçon emancipim në vend, nuk po firmos akoma fituesin e ligjshëm për rektor në universitetin e Shkodrës.

Në kohën e sotme, kur gjithçka monitorohet edhe në mënyrë digjitale, nuk mund të sajosh incidente në universitet që të ngatërrosh dynjanë dhe akoma më keq që të vendosësh studentët kundër njeri tjetrit, vetëm se nuk fitoi kandidati jot.

Shkodra manifeston dije ndaj nuk mund të përçojë inat dhe smirë.

Shënim: Ja emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:

Fatjon Nurja Kryetar

Gaspër Kokaj Anëtar

Peter Saraçi

Anelmo Spahija

Irini Dibra

Sebastjan Mjekaj

Marjan Curri student

SHKARKO APP