Aksident në orën 04.45, vdes 23 vjeçarja. Makina ndahet në dy copa nga përplasja
Aksidentët me shqiptarët nëpër botë, nuk po ndalojnë. Duke ecur me shpejtësi dhe shumë herë në gjëndje të dehur, shkaktohet viktima.
Një 23-vjeçare shqiptare raportohet se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju Jork.
Gazetari Beqir Sina lajmëron në faqen e tij në facebook, ku shkruan se nga burime të shtypit lokal amerikan mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.
Viktima e identifikuar si Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.
Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës. Mësohet se shoferi ishte në gjëndje të dehur, thonë lajmet nga New Yorku.
Por aksidentët po vazhdojnë me shqiptarë në Itali, Greqi dhe Britani, ku si pasojë e shpejtësisë marramendëse sjellin aksidente me vdekje.