Akuza e PD: Rama takohet fshehtas me Saimir Tahirin

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka zhvilluar takime sekrete me ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për trafik droge.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se takimi është zhvilluar dy ditë më parë në ambientet e “Spitalit Amerikan” në Tiranë dhe e lidhi këtë takim me kapjen e 613 kilogramëve drogë.

“Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës. Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun”,- tha depuetja e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuza e PD vjen në momentin që  pritet një vendim përfundimtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimet ndaj Saimir Tahirit. Sipas PD, Edi Rama po negocion me Tahirin kushtet e heqjes së akuzave ndaj tij dhe nxjerrjen të pafajshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza e PD është e rëndë dhe kërkon një sqarim publik nga ana e PS dhe Kryeministrit.

VIDEO/DEKLARATA E DEPUTETES SË PD

 

Deklarata e plotë e deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi​:

“Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës.

Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge. Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun.

Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj. Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën partnerët ndërkombëtare.

Ndaj Edi Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkatuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin. Edi Rama gjendet mes dy zjarresh. Nga njëra anë ka presionin e trafikantëve, të cilëve u ka shkaktuar një dëm të madh dhe janë të rrezikuar. Nga ana tjetër, është nën presionin e partnerëve ndërkombëtarë. Edi Ramës i është bërë e qartë nga disa qeveri europiane se po nuk u kapën kokat e kokainës, nuk ka Shqipëri në Europë!

Edi Ramës i është bërë e qartë se, nëse Saimir Tahirit nuk i hiqet mbrojtja politike, nuk ka Shqipëri në Europë! Por Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t’i duhet të dorëzohet vetë.  Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?