Zv.presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE!

Shqipëria dhe Mali i Zi janë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor më të avancuara në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Europian, Raffaele Fitto, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Lecce të Italisë, me fokus zgjerimin e BE-së dhe përfitimet për qytetarët, bizneset dhe territoret.

Fitto theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, duke përmendur programin Interreg IPA South Adriatic, që lidh Italinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Programi mbështet projekte në fusha si zhvillimi ekonomik, mbrojtja e mjedisit, turizmi dhe lidhjet infrastrukturore.

Sipas Fitto-s, zgjerimi i Bashkimit Europian është një çështje me rëndësi strategjike për të ardhmen e Unionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekzistojnë programe ndërkufitare përmes të cilave punojmë në këtë drejtim. Kemi, për shembull, programin Interreg mes Pulias, Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili nuk është zgjedhur rastësisht, sepse Shqipëria dhe Mali i Zi ndodhen padyshim në një fazë shumë të avancuar sa u përket rezultateve të arritura për t’u anëtarësuar së shpejti në familjen evropiane”, tha mes të tjerash Fitto gjatë takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aktivitet foli edhe ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, e cila deklaroi se objektivi i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030.

Aktiviteti në Lecce u organizua nga Përfaqësia e Komisionit Europian në Itali dhe Bashkia e Lecce-s, me fokus të veçantë te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 340 (8.4%)
Jo 3700 (91.6%)

Vota totale: 4040